Sekretari për Çështjet ligjore pranë Partisë Demokratike Çlirim Gjata ka shpjeguar qëllimin e opozitës, e cila ka deklaruar se do të regjistrojë komisionerët e saj pranë zonave të administrimeve zgjedhore.
“Arsyeja pse po i dërgojmë ne, këta komisionerë, është sepse po shohim dhe na vijnë informacione për komisionet se po ndodhin manipulime. duam ti demaskojmë dhe të tregojmë se cfarë zgjedhjesh po përgatit Edi Rama. Dhe kur të shtyhen e të përcaktohet data e re e zgjedhjeve bashkë me zgjedhjet e përgjithshme të mos na kthehen në bumerang. Gjerat e regjistruara tani nuk i rregullon dot atëherë, prandaj ne duam të kemi komisionerë për të mos lejuar manipulime që po mundohet të bëjë zoti Rama në këto komisione. KZAZ-të shikojnë ndarjen e qendrave të votimit, ndarjen e listave nëpër lista të votimit, mbi të gjitha mbi regjistrimin e kandidatëve sepse kandidatët regjistrohen në KZAZ tani, nuk regjistrohen në KQZ sic ndodh me deputetët. është rasti i Kavajës ku është dashur të regjistrohet një kandidat dhe ai ndodhet jashtë shtetit, ne i kemi të gjitha të dhënat, ka kaluar afatin e regjistrimit, është kthyer dhe shënohet sikur është regjistruar në kohën e duhur. pra është manipulim i saktë e i provuar. për këtë arsye ne kërkojmë të çojmë, të bllokojmë, ti ndalojmë këto manipulime, ti demaskojmë dhe të përgatitemi për zgjedhjet e shtyra. Zgjedhje në 30 qershor nuk ka, ta harrojnë”, tha Gjata.