Kryeministri Edi Rama foli në Konferencën Kombëtare të Antikorrupsionit edhe për rrugën që do të ndiqet në mënyrë që tenderat të mos jenë më “barrë” e administratës.
Shefi i qeverisë sqaroi se do të ndërtohet një strukturë që do të merret me tenderimet, në të cilën do të përfshihen edhe ekspertëve të jashtëm.
“Po nisim hapat për të çliruar administratën nga procesi i kontraktimit, për të përfshirë ekspertizën e jashtme dhe kompani ndërkombëtare që ministritë të bëjnë ministritë, administrata të bëjë administratën dhe procesin e tenderimit të bëjnë struktura që kanë profesionalizëm më të lartë. Një nga problemet tona më të mëdha nuk është korrupsioni apo përzierja me qëllimin e devijimit të ligjit për përfitim, por edhe paaftësia për të ndërtuar procese transparente, të drejta e profesionale”, u shpreh Kryeministri.