Viti i parë te Juventus dhe Kristiano Ronaldo ndoshta nuk i ka përmbushur të gjitha pritshmëritë. Portugezi edhe pse ishte lojtari me më shumë gola në këtë sezon për bardhezinjtë, sërish nuk ia doli t’i udhëhiqte ‘Zonjën e Vjetër’ në një rrugëtim më të gjatë në Champions League, duke u mjaftuar vetëm më kampionatin dhe Superkupën e Italisë.
Ndërkohë, CR7 nuk arriti të fitonte as çmimin e golashënuesit më të mirë në Serie A, teksa u mposht në atë garë nga Fabio Kualjarela. Ndërkaq, pas eliminimit nga Champions u përfol se Ronaldo mund të largohej pas vetëm një sezoni nga Juventrusi, zëra të cilat u hodhën poshtë nga luzitani. Megjithatë, së fundmi sipas asaj që raporton “Diario gol”, PSG mund të tentojë befasinë gjatë verës për ta transferuar 34-vjeçarin në Paris, shkruan telesport.
Një kampionat të cilin Ronaldo nuk e ka provuar kurrë dhe mund të joshet nga ideja, por gjithashtu edhe nga prej 50 milionë euro në sezon që parisienët janë të gatshëm t’i ofrojnë Ronaldos. Ndërkohë, për Juventusin mund të mjaftonte një shumë prej 140 milionë eurosh për ta bindur të hiqnin dorë nga sulmuesi. Sigurisht, deri tani janë zëra merkato por nëse parisienët vendosin të shesin njërin prej Nejmar apo Mbape atëherë gjithçka mund të kthehet në realitet.