Një flamur i madh kuqezi është shpalosur sot në pjesën lindore të Kalasë së Ohrit në Maqedoninë Veriore. Kaq ka mjaftuar, që policia vendase të ndërhyjë në kala duke e hequr atë prej andej.
Zëdhënësi i SPB Ohër Stefan Dimoski për AIM, tha se flamuri kombëtar është hequr nga kalaja ndërsa policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Flamuri është shpalosur nga grupi i këngëve dhe valleve folklorike nga Kosova sot në mëngjes.
Mediat shqiptare në Maqedoni shkruajnë e valltarët shqiptarë nga Kosova janë ndaluar nga policia.