Real Madridi dëshiron të rikthehet sërish fitues si në kampionatin spanjoll ashtu edhe në atë europian.
Madrilenët po vuajnë shumë diferencat me Barcelonën e cila ka dominuar në La liga në dekadën e fundit. Të gjendur në këtë situatë drejtuesit e “Los Blancos” dëshirojnë të bëjnë një merkato intensive në janar.
Mes emrave më të përfolur për të mbërritur në “Santiago Bernabeu” është edhe Ferran Torres. Talenti i Valnecias është duke mrekulluar me paraqitjet e tij duke marrë vëmendjen edhe të presidentit të realit, Florentino Perez. Ky i fundit është i gatshëm për të ofruar 100 milion euro aq sa është edhe klauzola e vendosur nga klubi i Valencias për të siguruar shërbimet e spanjollit.