Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Çmim tavan për naftën ruse, BE kërkon të fikë “motorin” e luftës së Kremlinit

21:37 / December 5, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
motorret
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Duke filluar nga kjo e hënë ka hyrë në fuqi një embargo e Bashkimit Evropian për naftën ruse, duke vendosur një kufi çmimi prej 60 dollarë për fuçi për eksportet ruse në vendet e tjera të vendosura nga grupi i G7 dhe BE.

“U desh një kohë e gjatë për të arritur këtu – por kjo është padyshim një nga përgjigjet më të forta ndaj luftës së Putinit në Ukrainë”, shkroi në Twitter Simone Tagliapietra, një eksperte e politikave energjetike në Bruksel.

Udhëheqësit perëndimorë janë tani duke ecur në një vijë të hollë mes përpjekjes për të ulur të ardhurat e Rusisë nga nafta dhe parandalimin e një mungese të produktit që do të shkaktonte një rritje të çmimeve dhe do të përkeqësonte inflacionin që mundon ekonomitë në mbarë botën. Nga ana tjetër  Rusia ka thënë se nuk do t’u shesë naftë vendeve që respektojnë kufirin.

Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov, i pyetur se si kufizimi i çmimit të naftës mund të ndikojë në luftë, tha: “Ekonomia ruse ka potencialin e nevojshëm për të përmbushur plotësisht të gjitha nevojat dhe kërkesat brenda kuadrit të operacionit special ushtarak, dhe masa të tilla nuk do të ndikojnë në këtë gjë”.

SHBA, BE dhe vendet aleate e kanë goditur Rusinë me një mori sanksionesh që synojnë transaksionet bankare dhe financiare, importet e teknologjisë dhe individët e lidhur me regjimin dhe vendimi i fundit mbi naftën konsiderohet si një nga masat më të forta.

Nafta ka qenë një nga burimet kryesore të fitimeve ruse që nga zbulimi i naftës dhe gazit në Siberi pas Luftës së Dytë Botërore. Kufizimi i çmimit do të rishikohet nga BE dhe G7-a çdo dy muaj.

cmim naften ruse tavan
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Armenia dhe SHBA nënshkruajnë marrëveshje për bashkëpunim bërthamor

22:00 / February 9, 2026

Dosja ‘Epstein’, kryeministrit britanik i kërkohet të japë dorëheqjen!

21:41 / February 9, 2026

Dosja “Epstein”, Ghislaine Maxwell e gatshme të flasë nëse merr falje nga Trump

19:58 / February 9, 2026

AAK përkrah pjesëmarrjen e Kosovës në Bordin e Paqes, Haradinaj: Me SHBA-të jemi krah njëri tjetrit në çdo iniciativë

19:39 / February 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.