Zara, vendi ku kuleta jep shpirt. S’kemi asnjë lajm të mirë për kuletat tuaja, por kemi një lajm të mirë për ju. Gjigandi i modës do të nxjerrë në treg linjën e vet të make-up.
Koleksioni i buzëkuqëve do të ketë 20 ngjyra, nga të kuqet klasike e deri te rozët lozonjare, në dy lloje matte, frymëzuar nga “prapaskenat magjike të fushatave të Zara-s.
Ka diçka për këdo; 12 buzëkuqët “Ultimate” janë për ata që i qëndrojnë besnikë formulës tradicionale, ndërsa tetë buzëkuqët e lëngët premtojnë aplikim të thjeshtë dhe të njëtrajtshëm.
Madje, nëse jeni ngushtë dhe s’keni gjetur ende një dhuratë për dikë specik, fare mirë mund t’u dhuroni setin tresh – që përmban laps, buzëkuq dhe buzëkuq të lëngët në të njëjtën ngjyrë
Nëse jeni fansa jetëgjatë të Zara-s, ndoshta e dini që ky s’është koleksioni i parë kozmetik prej tyre. Përitet që ky lançim fillestar do të pasohet nga një linjë e mirëlltë kozmetike, me një mori produktesh. Koleksioni del në treg më 5 dhjetor, ekskluzivisht në zara.com/uk, por ndoshta në vijim mund të tregtohet dhe tjetërkund në botë, si edhe në Shqipëri. Çmimet nisin nga tetë paund./anabelmagazine/