Si kurrë më parë, përgjatë 2022 çmimet e energjisë kanë arritur nivele historike. Çmimet e benzinës, të energjisë elektrike dhe të gazit natyror u rritën ndjeshëm pasi pushtimi rus i Ukrainës bllokoi zinxhirët globalë të furnizimit me energji.
Familjet dhe bizneset po përballen me fatura më të larta të energjisë, në kushtet e luhatjeve ekstreme të çmimeve. Pasiguria rreth luftës duket e madhe dhe kostot e ngrohjes parashikohen të rriten.
Shqipëria renditet në vendin e 26-të nga 100 vende sa i përket kostos së lartë të gazit, duke lënë pas gjithë vendet e rajonit. Një gallon gaz tregtohet për 6.60 dollarë.

Çmimet globale të energjisë: Energjia elektrike
Një luhatshmëri ekstreme po vihet re edhe te çmimet e energjisë elektrike.
Shumica e vendeve me çmimet më të larta të energjisë elektrike janë në Europë, ku çmimet në Danimarkë, Gjermani dhe Belgjikë janë sa rreth dyfishi i atyre në Francë dhe në Greqi. Për referencë, çmimet e energjisë elektrike në shumë vende të Europës janë më shumë se dy ose tre herë më të lartë se mesatarja globale prej 0,14 dollarë për kilovat-orë.
Gjatë tremujorit të parë të vitit 2022, çmimet e energjisë elektrike për konsumatorët familjarë në Bashkimin Europian u rritën me 32% krahasuar me një vit më parë.

