Jemi në muajin e fundit të ”Big Brother Kosova Vip 3”, dhe tashmë lufta është më e egër se kurrë. Fansat nuk falin asgjë, dhe është aluduar se Lela Seferi është larguar padrejtësisht nga produksioni dhe jo nga publiku, sepse Lela gjatë qëndrimit në shtëpi po nxirrte ftyrën e vërtetë të produksionit. Për shkak të largimit të padrejtë të Lelës sipas fansave, këta të fundit u detyruan të hapnin një peticion disa javë më parë i cili nuk është marr parasysh nga produksioni.
Po ashtu janë me qindra postime për censurizim të Leos, për shkak se kan frikë të audiencës që ai ka dhe mendojnë që i merr fitoren Drilonit nëse i japin vëmendje. Fansat gjithashtu kanë ngritur edhe aludime që Driloni merr informacione nga dhoma e rrëfimit.
Fakt është që Driloni njihet prej kohësh me moderatorin e “Big Brother Vip Kosova” Alaudin Hamitin dhe që gjithashtu janë të dy nga i njëjti qytet. Po ashtu edhe opinionisti Milaim Zeka është nga i njëjti vend, gjë e cila sqaron arsyen pse ai e mbron gjithmon dhe e permend në çdo prime Drilonin.
Përtej kësaj Alaudin Hamiti e ka follow vëllanë e Drilonit në Instagram, gjë që na lë vend të dyshojm që njihen dhe me familjarët. Ekzistojnë aludime që Driloni e ka blerë çmimin dhe për këtë arsye produksioni e ndihmon dhe e ngreh në publik. Kanë dalë shumë dëshmi që produksioni punon me Drilonin dhe i jep informacione, po ashtu edhe Sara Kolamit.
Mbrëmë në Prime Gresa e përmendi që Driloni dhe Sara kanë hyrë live duke bërë lojëra me njëri tjetrin në TikTok. Gjë e cila përveç dhuratave të marra gjatë lojës kanë marrë shumë informacione nga jashtë.