Olta Gixhari u pyet nga një prej banorëve të “Big Brother”, Ronaldo, se si do t’i shpenzonte 100 mijë euro në rast se ajo del fituese nga ky format.
Nga përgjigjja e dhënë, kuptohet se arsyeja e pjesëmarrjes së saj në këtë realit show nuk qenka aspak çmimi i madh.
Ajo u shpreh se ajo shifër nuk do t’i ndryshonte jetën dhe se për standardin e jetës së saj, aq lekë janë shumë pak.
“100 mijë euro nuk më duket ndonjë shifër për t’u çmendur, ti nuk merr kurrë 100 mijë euro, ka taksa. Edhe 85 mijë euro nuk më duken shumë, aq një makinë mund të blesh. Kjo nuk ka lidhje me fitoren, se unë mund t’i marr lekët dhe t’i çoj për bamirësi. 80 mijë euro nuk është një shifër që të ndryshon jetën. Le të themi që ne të dy nuk kemi të njëjtin standard jetese. Me standardin e jetesës që kam unë, 80 mijë euro janë shumë pak. Nëse e merr si tangërllik, merre”, është shprehur Olta.