Katër shqiptarë janë arrestuar në Britani, pasi akuzohen se janë pjesëtarë të një bande kriminale droge. Bëhet fjalë për 54-vjeçarin Kole Leshi, 23-vjeçarin Kladji Leshi, 53-vjeçari Dritan Lleshi dhe kreun e bandës 38-vjeçarin Ermal Biba.
Të arrestuarit janë kapur në flagrancë duke transportuar kanabis dhe kokainë nga Londra drejt zonës Harrogate. Biba, si kreu i bandës, dyshohet se ka rekrutuar Kole dhe Kladji Leshi.
Autoritete britanike kanë sekuestruar drogë e cila vlerësohet deri në 25,000 paund.