Asnjë lajm sot nga Yevgeny Prigozhin, pas marrëveshjes së arritur mbrëmjen e djeshme për ndalimin e avancimit të Wagnerit drejt Moskës me ndërmjetësimin e Aleksandër Lukashenkos dhe mbi bazën e së cilës ai duhej të ishte strehuar në Bjellorusi.
CNN pyeti shërbimin e saj të shtypit se “ku është tani Prigozhin dhe nëse i ka pranuar kushtet e vendosura nga presidenti bjellorus” . Kjo është përgjigja: “Të gjitha pyetjet tuaja i janë përcjellë Prigozhinit, i cili do të komunikojë kur të ketë përgjigjet e duhura”.