Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Shëndeti

Çokollata me insekte, AKU i kap në rrjetin e supermarketeve “Diambe” në qytetin e Durrësit

20:57 / November 10, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
cokollata Capture
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Rrjeti i supermarketeve “Diambe” në qytetin e Durrësit ka shitur për qytetarët çokollata me insekte.

Çokollata Talarki Money Euro 100 g, që në dukje ka pamjen e monedhave europiane, në cilësi nuk është e tillë dhe këtë e konstatojnë insektet që janë brenda saj.

AKU, pasi ka realizuar inspektimin në magazinën e supermarketit “Diambe” në Katund të Ri të Durrësit, përveçse bllokimit, ka dërguar katër kampione të kësaj çokollate për analiza laboratorike pranë ISUV, për të mësuar më tepër mbi ngarkesën mikrobiologjike të saj.

Polikesen Drazho i AKU-s u shpreh: “Në këtë rast është konstatuar një sasi çokollate që u denoncua për prani të krimbave, ky është një tregues fizik. Sasia e importuar është 2208 copë produkt, e importuar nga Polonia. Aktualisht nga AKU, ku është bërë verifikimi, është bërë edhe gjurmueshmëria dhe është vajtur në markete të tjera po të të njëjtit zinxhir; janë bllokuar 94 copë të produktit.”

Top Channel, nëpërmjet dokumenteve të inspektimit të AKU, mëson se çokollata si vend origjinë ka shtetin polak dhe importuesi i saj është vetë supermarketi Diambe, i cili në vitin 2024 ka futur në Shqipëri 2208 copë çokollata. Kushtet jo të mira të ruajtjes kanë bërë që në këtë çokollatë, brenda saj, të rriten insekte të dëmshme.

“Një nga kushtet e ruajtjes është një nga arsyet kryesore, sepse çokollata si produkt ka përmbajtje të lartë sheqeri dhe këto gjejnë terren nëse mbahen në ambient me lagështi apo në kushte të dobëta higjeno-sanitare”, thotë Polikesen Drazho i AKU-së

AKU ka urdhëruar rrjetin e supermarketeve të heqë nga raftet të gjitha çokollatat Talarki Money. Inspektorët e ushqimit kanë bllokuar gjithsej 98 pako të këtij produkti.

“Referuar detyrës së lënë në inspektimin e kryer më 04-11-2025 për tërheqjen e produktit çokollatë TALARKI MONEY 100 GR me datë skadence shtator 2026, rezulton se Operatori i Biznesit Ushqimor është në proces për kthimin e produktit në magazinë. Të gjithë subjektet ku është shpërndarë produkti janë njoftuar për të hequr produktin.” – AKU

Çokollata Talarki nuk është shitur vetëm në Durrës, por në të gjithë rrjetin e supermarketeve Diambe që gjenden në Shqipëri. Ndaj këtij biznesi është marrë edhe masa administrative me gjobë që kap vlerën e 300 mijë lekëve të reja.

AKU cokollata diambe insekte rrjetin
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

AKU zbulon aflatoksinë në 51 ton misri të importuara nga Serbia

20:59 / December 4, 2025

Brokoli mund të zhbëjë të gjitha dëmet që i shkakton cigarja mushkërive

22:45 / December 3, 2025

Dita Botërore kundër HIV-AIDS/it, ISHP: 125 raste të reja në Shqipëri më 2025-ën

11:13 / December 1, 2025

FDA: Vaksinat anti-COVID shkaktuan vdekjen e 10 fëmijëve

14:15 / November 29, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2025 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.