Ministria e Jashtme hollandeze (BuZA) paralajmëron mbështetësit e Fejnordin për masat strikte që policia merr ndaj krimeve si përdorimi i drogës dhe ndezja e fishekzjarrëve. Departamenti këshillonte shtetasit holandezë që të informohen rreth disa gjërave para finales së Ligës së Konferencës dhe të organizohen nëse është e nevojshme.
“Autoritetet po bëjnë kontrolle mbi mbajtjen dhe përdorimin e drogës, dhunën dhe ndezjen e fishekzjarrëve. Këta shkelje të fundit dënohen me maksimalisht tre vite burg. BuZa gjithashtu paralajmëron shtetasit holandezë se ekziston rreziku i dënimit me burg për sjellje si shqetësimi i rendit publik apo konsumimi i alkoolit në ambiente publike.
Ndonëse euro pranohet si mënyrë pagese dhe mund të këmbehet në shumë vende, Shqipëria, që nuk është një vend i Bashkimit Europian, ka paranë e saj, lekun. Rreth 120 lekë bëjnë një euro. BuZa këshillon qytetarët holandezë që të marrin para me vete në rast se bankomatet do të jenë të boshatisura. Duhet të jeni edhe të kujdesshëm për krimet në Shqipëri, sidomos vjedhjen e makinave dhe hajdutët e xhepave”, shkruhet në këshillimin që Ministria e Jashtme e Holandës.