Antonio Conte tashmë po shqyrton një mundësi rikthimi për të vazhduar karrierën e tij si trajner në Itali. Kontrata me Tottenhamin i skadon ë fundin e sezonit dhe deri më tani nuk ka pasur indicie se do ta vijojë.
Sipas “Sportmediaset”, javët e fundit ka pasur disa kontakte mes Interit dhe teknikut 53-vjeçar për një rikthim të mundshëm në Milano. Asgjë nuk është konkrete, por nëse Inzaghi nuk bind me rezultatet në ndeshjet e ardhshme, Interi mund të mendojë seriozisht të rikthejë në stol Conten.
Stoli i teknikut italian te Spurs, mund të lëkundet rëndë nëse ata nuk kualifikohen në çerekfinalet e Champions League. Conte u largua nga Interi pas dy sezonesh, ku në sezonin e fundit i riktheu te titulli kampion.