Mësohet se dy efektivë të Gardës së Republikës kanë rezultuar pozitiv me koronavirus. Mësohet se efektivët janë jashtë rrezikut për jetën dhe ndodhen të vetëkarantinuar për 14 ditë. Asnjëri prej tyre nuk është truprojë shoqërues i ndonjë personaliteti. Njëri prej tyre, i cili është emër i njohur, mësohet se është punonjës i Gardës së Republikës.
Efektivi i Gardës kishte më shumë se një javë që kishte shfaqur simptoma por nuk testohej nga autoritetet shëndetësore. Ndaj testin e ka bërë në mënyrë private duke shmangur procedurat e ISHP-së. Pas tij, pozitiv ka rezultuar gjithashtu një tjetër efektiv.
Dita më e shumë raste të të infektuarve në Shqipëri, që prej rasteve të para, është dita e sotme, ku janë shënuar plot 57 raste të reja.