Koronavirusi i ka marrë jetën një 21-vjeçari nga Librazhdi, i quajtur Emiljano Tola.
Ky i fundit, ishte student në vitin e tretë në Fakultetin e Mjekësisë në Tiranë. Sipas shokëve të tij, i riu ishe shtruar në gjendje të rëndë në një prej spitaleve COVID ku dhe ka ndërruar jetë.
Edhe faqja zyrtare në “Facebook”, e Fakultetit të Mjekësisë në Tiranë, i ka kushtuar një shkrim vdekjes së 21-vjeçarit, ku i shprehin ngushëllimet e tyre familjarëve për këtë humbje të madhe.
Postimi i plotë i Fakultetit të Mjekësisë në Tiranë:
Një rrugëtim i ndërprere në gjysmë!
Sot mungon mes nesh Emiljano Tola. Student i shkëlqyer i vitit të tretë në progamin mësimor Mjekësi e Përgjithshme. Dekanati i Fakultetit të Mjekesisë, shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes për këtë humbje të madhe.
U prehsh në paqe!
DEKANATI