Avokat Spartak Ngjela përmes një postimi në rrjetet sociale ka shprehur ngushëllime e tij të sinqerta për ndarjen nga jeta të ish-zv.kryeministrit Bashkim Kopliku.
Mes dhimbjes së madhe, Ngjela shkruan se Bashkim Kopliku ishte një ndër miqtë e tij të vjetër, një burrë me kod moral ta pacënueshëm.
Postimi i plotë:
Para disa orësh u njoftova se, dje, ka ndërruar jetë Bashkim Kopliku.
Ishte miku im i vjetër. Inxhinier i talentuar, dhe një burrë me kod moral të pacenueshëm. I talentuar, aq sa edhe i drejtë; intelekt i lartë, aq sa edhe me thjeshtësi në sjellje; ministër i suksesshëm dhe i pakorruptueshëm.
Me veprimtari të madhe profesionale në Durrës.
Bashkim Kopliku ishte themelues dhe drejtues i talentuar i Uzinës Elektronike në Durrës, që iu dha mundësi të gjithë shqiptarëve të dilnin nga errësira izoluese me televizorë të nivelit të lartë për kohën.
Ad by Valueimpression
Bashkim Kopliku, ishte shkodrani i talentuar dhe intelektuali i nivelit të lartë teorik, që i dha shoqërisë së emancipuar durrsake, gjithçka për modernizimin e jetës së saj.
Tani ai nuk jeton më, por, për burra si ky, gjithmonë i mbetet historisë që t’i lartësojë në faqet e saj.
Ngushëllimet e mia familjes së tij, duke theksuar: marr edhe unë pjesë në pikëllimin tuaj.
Spartak Ngjela
Tiranë më 22 nëntor 2020