Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Shëndeti

COVID-19/ Më shumë se 1 milionë e 90 mijë vaksinime të kryera në vend, Manastirliu: E vetmja mënyrë për të frenuar përhapjen e virusit

23:44 / July 21, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
covid 19
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ka shkuar në 1,095,453 numri total i vaksinimeve të kryer anë vend, ku vetëm në 24 orë janë vaksinuar më shumë se 13 mijë qytetarë. Shifrat u bënë me dije nga Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu nëpërmjet një postimi në Facebook, ku shkruan se vaksinimi është e vetmja mënyrë për të frenuar përhapjen e COVID-19.

“Më shumë se 13 mijë qytetarë u vaksinuan sot, ndërsa janë 1,095,453 vaksinime të kryera që prej fillimit të këtij procesi jetik. Vetëm përmes vaksinimit mund të frenojmë përhapjen e Covid19, duke mbrojtur veten dhe njerëzit e dashur”, thotë Manastirliu.

Më herët gjatë ditës së sotme, e pranishme në Durrës, ku ndoqi nga afër procesin e vaksinimit me njësitë e lëvizshme në zonën e Sukthit, Manastirliu u shpreh se duhet ndërgjegjësim, për shkak edhe të alertit nga varianti Delta.

Prej fillimit të vaksinimit janë kryer në total 1.082.424 doza të vaksinës ndaj COVID-19. Prej tyre 472.886 qytetarë i kanë marrë të dyja dozat e vaksinës anti-COVID. Vaksinimi masiv vijon edhe nëpërmjet njësive të lëvizshme në komunitet, krahas vaksinimit në pikat e përqendruara të vaksinimit dhe në qendrat shëndetësore kudo në vend. Java e vaksinimit të hapur për qytetarët +18 vjeç vijon deri të dielën, nga ora 08:00 e mëngjesit deri në 8 të mbrëmjes, për të kryer pa kufizim vaksinën anti-COVID.

1 milion vaksinime vetmja virusit
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Si ndikon gjumi i pamjaftueshëm në shëndet

22:00 / February 4, 2026

Shqipëria në prag të një pandemie të dytë? Sa i rrezikshëm është virusi Nipah, daton që prej ‘98-ës…

11:07 / February 3, 2026

Pesticidet kërcënojnë zinxhirin ushqimor

10:52 / February 3, 2026

BE vendos një limit për toksinat pas tërheqjes së qumështit formulë nga tregu

09:32 / February 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.