90 raste të reja me koronavirus janë regjistruar gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut dhe numri në total i të infektuarve që nga fillimi i pandemisë deri më tani ka shkuar në 5,196 persona.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë së fundmi kanë humbur jetën 9 njerëz të prekur nga Covid-19 duke e çuar numrin total të viktimave në 247 të tjerë.
Në Maqedoninë e Veriut janë shëruar 1,974 pacientë ndërsa në gjendje të rëndë për jetën 55 janë të tjerë.
Maqedonia e veriut që nga fillimi i pandemisë deri më tani ka kryer 51,885 testime.