Epidemiologu Dritan Ulqinaku ka shuar të gjitha shpresat nëse COVID-19 do të zhduket me kalimin e muajve, e në verë siç ishte thënë më herët. Përmes një lidhje skype për emisionin “Vizioni i Pasdites” ai tregoi se duhet të përgatitemi të bashkëjetojmë për vite me rradhë me këtë virus.
“Unë e kam shprehur edhe më përpara ne na ka dalë frika nga ky virus dhe nëse vazhdon ky ndërgjegjësim me mos përqafimi, mos shtrëngimi i duarve dhe mbajtja e distancës është fare normale, por duhet të përgatitemi që me këtë virus të bashkëjetojmë për shumë vite.Nuk ka asnjë shenjë që ky virus po del nga qarkullimi, kështu që nëse i referohemi virusit të sarsit që pas 6 muajsh doli nga qarkullimi dhe kurba e tij filloi një rënie të dukshme që pas muajit të tretë nuk ekziston i njeti fenomen me COVID-19 dhe pas tre muajve nga rastet e para, kurba është në rritje eksponenciale fatkeqësisht në këto momente që ne flasim“, u shpreh epidemiologu.
Ulqinaku shtoi gjithashtu se deri në 30 raste në ditë janë normale dhe të menaxhueshmë aq sa të mos krijojë kolaps në sistemin shëndetësor.
“Lufta do të jetë e gjatë, ne shpresojmë që të mos kemi një valë të dytë vazhdojmë ta menaxhojmë dhe padiskutim do kemi ulje dhe ngritje të vogla. Janë të pritshme nga 0 deri në 20 apo 30 raste në ditë janë të pritshme që mund të vazhdojnë për një kohë shumë të gjatë”, tha ai. Sa i takon testeve, Ulqinaku u shpreh se tashmë nuk kryehet tamponi vetëm tek personat e dyshuar por dhe në anëtarët e familjes.
