Virusi vdekjeprurës nuk po ikën nga Shtëpia e Bardhë.
Pas testit negativ të së martës, Zonja e Parë e SHBA-së, Jill Biden rezultoi sërish pozitive me Covid-19.
Zëdhënësja Kelsey Donohue, saktësoi se bashkëshortja e presidentit amerikan ndodhet në karantinë në rezidencën në Delaëare dhe nuk ka simptoma.
Presidenti Joe Biden rezultoi negativ në testimin e kryer, por do të vazhdojë të mbajë maskën në ambiente të mbyllura për 10 ditë, sepse konsiderohet një “kontakt i ngushtë” i një personi pozitiv në Covid.