Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

“COVID ka zënë vendin e gripit”/ Epidemiologu: Rritja e të infektuarve, e pritshme

19:47 / January 24, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Artan Simaku
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Epidemiologu Artan Simaku e konsideron të pritshme rritjen e lehtë të numrit të personave të prekur me COVID gjatë këtij muaji.

“Kjo rritje ishte e pritshme. Që në javën e fundit të dhjetorit, ishte parashikuar që në janar do të kishte një rritje të numrit të rasteve për shkak të grumbullimeve për festa. Duhet të kemi parasysh që koronavirusi nuk ka ikur, qarkullon. Ajo që ka rëndësi është respektimi i masave. Kam vërejtur një mosrespektim të masave si nga qytetarët dhe bizneset. Muajt e fundit është vërejtur një prekje e moshave të reja; ka një tendecë të moshave mbi 15-24 dhe 25-30 vjec. Këto mosha e kalojnë më lehtë, por janë faktor i rëndësishëm për përhapjen e COVID”, thotë Simaku për Vizion Plus.

Sipas tij, masat kundër koronavirusit duhet të respektohen, pavarësisht procesit të vaksinimit.

“Masat kanë dhënë efekte. Ato duhet të respektohen për gati 95 për qind të popullatës, në mënyrë që ato të japin një efekt më të madh. Epidemia është një përballje e të gjithë shoqërisë. Përballemi të gjithë si shoqëri dhe të gjithë duhet të japin kontributin e tyre në luftën kundër pandemisë. Covid ka zënë vendin e gripit që ka qarkulluar normalisht, në çdo stinë, në të gjithë botën. Në Shqipëri, situata monitorohet ditë pas dite. Vaksinimi është shumë i rëndësishëm dhe është mjeti kryesor i “zhdukjes” së pandemisë. Pavarësisht vaksinimit, masat duhet të zbatohen njësoj”, shprehet më tej Simaku.

Artan Simaku epidemiologu
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Albcontrol, studim fizibiliteti për trafikun ajror në Aeroportin e Kukësit

13:40 / February 10, 2026

Shqipëria dhe Belgjika, platformë të përbashkët digjitale për menaxhimin e emigracionit të paligjshëm

13:22 / February 10, 2026

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

Si të merrni pronësinë mbi truallin shtetëror që keni në përdorim, njoftimi i rëndësishëm i Kadastrës

12:48 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.