Tetë të vdekur, 127 të infektuar dhe 83 pacientë të shëruar, është bilanci i sotëm për Covid-19 në Maqedoninë e Veriut, njofton Ministria e Shëndetësisë . Sipas shpërndarjes gjeografike, rastet e reja janë regjistruar në Shkup-57, Kumanovë-4, Shtip-13, Tetovë-6, Strugë-10, Ohër-7, Kavadar-1, Gostivar-8, Probishtip-2, Demir Hisar-1, Kratovë-2, Shën Nikollë-12, Kërçovë-4.
Pesë viktima janë nga Shkupi, si dhe nga një viktimë kanë Tetova, Struga dhe Kërçova.