Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka thirrur këtë mbrëmje në zyrë aleatët e tij. Sipas Lapsi.al, takimi ka nisur rreth orës 20:30.
Arsyeja e zhvillimit të takimit në këtë orar të vonët, është fakti që Basha realizon takime me qytetarët në qytete të ndryshme.
Në takim pritet të diskutohet për aksionin politik në ditët në vijim dhe qëndrimin që do të mbahet për zgjedhjet e dekretuara nga Presidenti në 13 tetor.