Cristiano Ronaldo është shprehur se është duke kaluar një përvojë të jashtëzakonshme te Juventusi, dhe se ndjen veten me fat që po luan në Serie A. Dekalrata e tij u bw me rastin e ditëlindjes së 34. Portugezi shënoi 19 gola në 30 paraqitjet e tij të para me “Zonjën e Vjetër”.
“Jam i lumtur të festoj në Itali, është shumë mirë. Dua të falënderoj fansat që më uruan ditëlindjen, dhe dashurinë që kanë treguar për mua. Po përjetoj një përvojë fantastike me Juventusin dhe jam i lumtur të luaj në Serie A. Të gjithë më trajtojnë shumë mirë, veçanërisht Juventusi, dhe vërtet më pëlqen Torino, një vend i bukur dhe paqësor”, tha Ronaldo për Juventus TV.