Kreu demokrat Lulzim Basha, ka reaguar pasi kryeministri Edi Rama, njoftoi se Bledi Çuçi do të jetë ministri i ri i Brendshëm. Basha shkruan se Rama po bën ministra miqtë dhe të afërmit e tij, ndërsa ka publikuar foton e kryeministrit në Nju Jork, të cilën ky i fundit e sqaroi në një konferencë për shtyp.
“Familjet shqiptare vuajnë krizën e rëndë ekonomike dhe shëndetësore, Rama e ka mendjen t’i bëjë ministra miqtë dhe të afërmit e tij. Policia përdor dhunë ndaj të rinjve, Rama paguan charter dhe bileta klasi të parë për shopping në dyqanet luksoze në New York. Shqipëria ka nevojë për një qeveri që kujdeset për njerëzit dhe jo për veten e saj. Durimit i ka ardhur fundi! Është koha për ndryshim”, shkruan Basha.