Kreu i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Artan Lame ka treguar një detaj interesant lidhur me trashëgimnitë kulturore të vendit.
I ftuar në emisionin “Opinion”, Lame ndoqi një reportazh të përgatitur nga moderatori Blendi Fevziu në lindje të vendit.
Pasi ka parë reportazhin e një shtëpie 120-vjeçare nga fshati Buhal, Lame ka treguar se në fakt asnjë banesë nuk ishte e paregjistruar.
“Para një javë me merr drejtoresha e AZHBR-së dhe më thotë Artan, jam këtu dhe tha nuk e kanë të regjistruar. Dhe për këtë është bërë vendim qeveria për t’i regjistruar. Dua t’jua jap që tani lajmin e mirë. Po merremi që tani me dhënien e pronësisë,“- tha Artan Lame.