Sekretarja e Brendshme britanike Suella Braverman, vijon që të bëjë deklarata që nxisin debate. Ajo pritet të pyesë nëse themeli i ligjit modern të azilit është ende i rëndësishëm në një fjalim në SHBA sot.
Ajo do të pyesë nëse Konventa e Kombeve të Bashkuara për Refugjatët 1951 është “e përshtatshme për epokën tonë moderne” dhe do të thotë se “thjesht të qenit homoseksual apo grua” nuk duhet të jetë e mjaftueshme për t’u kualifikuar për mbrojtje sipas ligjeve ndërkombëtare të refugjatëve.
Kjo nuk është hera e parë që sekretarja e brendshme vë në pikëpyetje ligjin ndërkombëtar, ajo ka sinjalizuar më parë pakënaqësinë e saj me Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe interpretimin e saj dhe ndikimin e mëvonshëm në politika si skema e dëbimit të qeverisë nga Ruanda.
”Më lejoni të jem e qartë, ka zona të mëdha të botës ku është jashtëzakonisht e vështirë të jesh homoseksual ose të jesh grua. Aty ku individët po persekutohen, është e drejtë që ne të ofrojmë një vend të shenjtë. Por ne nuk do të jemi në gjendje të mbajmë një sistem azili nëse në fakt mjafton të jesh homoseksual ose grua dhe të kesh frikë nga diskriminimi në vendin tënd të origjinës për t’u kualifikuar për mbrojtje”,-ka thënë ajo.