Trajektoret në futboll janë shumë të çuditshme. Ashtu siç mund të ndryshojë drejtimin topi nga një gjuajtje mjeshtërore e Roberto Karlos, Pirlo apo Zhunijo, ashtu mund të ndryshojë papritur dhe, në varësi të fatit edhe karriera e një futbollisti. Pablo Galejo është një nga ato lojtarë të cilët kanë pasur një trajektore të çuditshme në karrierë.
Sulmuesi anësor ka qenë pjesë në vitin 2018 e skuadrën së Kastriotit në Kategorinë Superiore. Megjithatë në Shqipëri Galejo, nuk arriti të shprehte potencialin e tij teksa me fanellën e krutanëve, zhvilloi vetëm dy ndeshje në kampionat dhe një në Kupë duke realizuar edhe një gol. Megjithatë, në merkaton dimërore 25-vjeçari vendosi të transferohej në kategorinë e tretë spanjolle, ku firmosi me skuadrën e Teruel. Në Spanjë, Gajego rigjeti vetveten dhe aktivizimin me vazhdimësi, ndërsa ishte pjesë edhe e skuadrës e cila u përball me Barcelonën B, një ekip i mbushur me talentet e së ardhmes katalanasve.
Por, edhe nga Spanja, futbollisti vendosi të largohej pasi ekipi u rrëzua një kategori më poshtë. Ndërkohë, së fundmi, ish-futbollisti i Kastriotit ka firmosur me ekipin e Managuas në kampionatin e Nikaraguas. Mesa duket, Gajego është njeriu ideal, se si mund të ndryshojë trajektore karriera e një futbollisti, nga Kastrioti i Shqipërisë, te ndeshja përballë Barcelonës B, tashmë në kampionatin e Nikaraguas. Aventura të gjitha të provuara për një periudhë kohore prej 6 muajsh.