Armando Cungu nuk bindet nga ajo që ka ofruar Kategoria Superiore në këtë javë të parë. I ftuar në “Rubrika Sportive”, trajneri i cili në elitën e futbollit shqiptar ka drejtuar disa ng emrat më të njohur si Vllaznia, Kukësi e Laçi, tregon se nuk është kënaqur nga niveli i lojës që ka parë në fushën e lojës.
“Jam dakord kur themi se ka nisur mbarë kampionati brenda 90 minutash, por nëse flasim për nivelin dhe atë se si janë kompozuar skuadrat, lë shumë për të dëshiruar. Jo vetëm për stadiumet e boshatisura, por edhe ndeshjet.
Nuk besoj se mund të ketë ndodhur ndonjëherë që asnjë ekip udhëtues nuk ka shënuar gol. Kjo tregon problematikat e një sezoni që ka nisur më problematika dhe shpresoj të jetë vetëm java e parë kështu”, tha Cungu.