Klubi i Futbollit të Kukësit ka bërë të ditur se Armando Cungu nuk do të jetë më trajner i skuadrës, e duket se ky vendim vjen pas humbjes në Korçë ndaj Skënderbeut. Në argumentin e FK Kukësi thuhet se kjo vjen si pasojë e rezultateve negative të javëve të fundit.
Ndërkaq, ai do të zëvendësohet nga Ramazan Ndreu, i cili aktualisht mban postin e drejtorit të menaxhimit të klubit.
NJOFTIMI
Futboll Klub Kukësi njofton përfundimin e bashkëpunimit me trajnerin Armando Cungu. Si pasojë e rezultateve negative te javëve të fundit, drejtuesit e Klubit dhe Armando Cungu kanë arritur me mirëkuptim përfundimin e bashkëpunimit.
Falenderojmë trajnerin Cungu për kontributin e dhënë në drejtimin e skuadrës sonë dhe i urojmë suksese në karrierë! Që nga dita e sotme në krye të bankinës sonë do të jetë Ramazan Ndreu, i cili mbante detyrën e drejtorit të menaxhimit te klubi ynë.