Në studion e emisionit “Open” po diskutohet për mega-vjedhjen e pastrueses dhe djalit të saj në shtëpinë e ish-zyrtares së lartë në Kryeministri Alda Klosi. Analisti Arjan Curri ka komentuar në lidhje me këtë ngjarje duke dhënë disa detaje.
Curri: Ndoshta në një nxitim emocional nuk e di ose ka thënë meqë nuk i gëzova unë mos ti gëzojë as pastruesja. Siç duket ka urrejtje të trefishtë, pastruesja urren zonjën, i biri urren të ëmën dhe burri urren të shoqen, ajo që nuk kuptohet në këtë mes është që urrejtja të çon të bësh gabime emocionale sepse një njeri gjakftohtë do të thoshte se unë mund ti bëj sërish këto para edhe mund ti bënte. Ose mund të rekrutonte njerëz të krimit që mund ti marrin këto lekë. Tek 400 mijë eurot janë gjë tjetër e bukur, 400 mijë eurot janë gjetur të ngrëna nga miu, që do të thotë që kishin një kohë të gjatë pastruesja që e vidhte zonjën dhe 10 monedha 500-she, paratë me prerje 500 ngrenë shumë dyshime. BE-ja ka nisur ti heqë sepse zënë pak vend dhe zyrtarët e lartë mund të mbushin vende të ndryshme nëpër shtëpi. Kartmonedhat i janë nënshtruar një ekspertize mjeko-ligjore dhe në to janë gjetur gjurmë pështyme, sepse janë numëruar disa herë dhe personat që i kanë numëruar i kanë pështyrë gishtat. Materiali gjenetik është i mbi 3-4 personave, që dyshohet se janë pronarët e këtyre parave.