Më herët këngëtarja kishte paralajmëruar se po vjen një superbashkëpunim, po askujt nuk ia priste mendja se bëhej fjalë për Ledri Vulën. Ata kthehen fuqishëm këtë verë siç raporton gazeta Blic.
Lumi B do të jetë reperi i dytë që i bashkohet Dafinës dhe regjistrimet për këngën e re kanë përfunduar. Dafina tashmë i ka dhënë sinjalet e para të bashkëpunimit, pasi ka publikuar disa pamje nga xhirimi i klipit, ku ndodhet Lumi B me paruken e saj.
Të njëjtat burime tregojnë se tashmë kanë filluar edhe xhirimet e klipit të këngës, e që një pjesë e tyre kanë përfunduar dhe se klipi do të publikohet në fund të muajit qershor.
Kjo këngë ka bashkuar Dafina Zeqirin dhe Ledri Vulën pas pesë vitesh, që nga bashkëpunimi i fundit me këngën “I Got Your Back”.