Dafina Zeqiri dhe Dj Geek kanë qenë në qendër të vëmendjes për lidhjen e tyre të dashurisë. Çifti pak kohë më pas ka konfirmuar ndarjen e papritur, por si duket dyshja nuk i ka dhënë fund lidhjes përfundimisht.
Së fundmi një koment në një postim që Dafina ka bërë në Instagram ka shtuar dyshimet që ata vijojnë romancën e tyre.
Këto aludime nisën pasi këngëtarja publikoi disa foto me veshje tradicionale nusërie.
Ajo që ra në sy gjithashtu ishte komenti i kunatës së saj: “Nusja jonë ma e mirë love you”, ndërkohë që Dafina ia ka kthyer “Love You kuni”.
Mesa duket çifti është sërish bashkë dhe komentet më sipër e tregojnë më së miri.