Përveç aktiviteteve të saj si këngëtare, që sivjet janë të shumta, Dafina ka vazhduar që të postojë foto nëpër rrjetet sociale.
Dafina para dy ditësh kishte postuar një foto ku çonte gishtin e mesëm për fansat e saj, ajo e ka bërë këtë përsëri sot.
Madje, këngëtarja është e veshur si një hajdute, një stil ky i kohëve të fundit që është përdorur për vajzat rebele në SHBA, që janë të njohura për publikun.
“Mos e merrni mirësinë time si dobësi. Bisha në mua ende po flenë. Nuk kam vdekur”, ka shkruar ajo poshtë kësaj fotoje.
Dafina sivjet është shumë e aktivizuar ku përpos këngëve ajo vazhdimisht mban koncerte dhe poston foto interesante në rrjetet sociale