Dafina Zeqiri ndryshoi përsëri look-un për të 234562 herë. Këngëtarja padyshim karakterizohet nga eksperimentet e shpeshta dhe ekstreme që bën me flokët e saj, por kësaj radhe ka shkuar përtej pritshmërive.
Dy ditë më parë ajo ndau me fansat një foto ku tregoi se i kishte prerë flokët shumë të shkurtra. Vetëm pas 48 orësh duket se Dafinës i është mërzitur modeli i parë dhe nga me flokë të shkurtra, ajo duket një bjonde yll, por me rrënjën lejla. Një dyshe ngjyrash jo edhe aq e zakonshme duhet thënë.
“Sa më të shkurtra flokët, aq më shumë t’i ngulin sytë”, shkruante Dafina krahas fotos. Sigurisht flokët nuk mund të zgjaten kaq shumë brenda dy ditëve, prandaj një pamje e tillë e këngëtares na shton dyshimet se me siguri Dafina mund të jetë duke u përgatitur për klipin e këngës së re.