Partizani, me në krye Ilir Dajën ka një bilanc shumë pozitiv kundër Kukësit. Në katër ndeshjet e sezonit të shkuar në Superiore, Daja ka arritur t’i mposhtë 4 herë verilindorët, madje edhe me goleadë.
Në sfidën e parë, “demat” triumfuan 0-2, ndërsa në të dytën triumfuan me rezultatin e thellë 4-1. Në ndeshjen e fazës së tretë, Partizani triumfoi me rezultatin 1-2, në atë sfidë që do të mbahet mend për golin “Fair Play” të Limajt për Kukësin.
Ndërsa në sfidën e fundit të sezonit të shkuar, Partizani triumfoi me një tjetër goleadë, me rezultatin 4-0.