Moderatorja Dajana Shabani ka qenë e ftuar në emisionin “Kojshia Show” ku edhe ka folur për jetën e saj private.
Në fjalën e saj, Dajana u shpreh se në jetë i kishte lënë ajo meshkujt dhe asnjëherë nuk ishte braktisur nga ta, duke nënkuptuar dhe ndarjen nga i dashuri boksier, Kamer Maloku.
“Portalet më kanë ndarë, më kanë lidhur, më kanë ndarë. Kam vendosur që çdo gjë timen private nuk do ta tregoj më. Jam krenare për dy gjëra: më kanë dashur fort dhe se në jetë nuk më ka lënë njeri, por veç kam lënë,”-tha ajo në emision.
Lidhur me deklaratën e saj ka reaguar edhe boksieri, i cili i ka kthyer përgjigje një komentuesi që e pyeste lidhur me jetën e tij personale.

Postimi i Kamer Malokut
PYETJE: Pse je ndarë prej Dajanës, ishit çift fantastik?
Kamer Maloku: Sqarim për të gjithë, masi që kam shumë mesazhe me këtë pyetje! Portalet na ndanin çdo ditë që të klikohen, unë o rri si duhet, o ndahem përgjithmonë. Më e reja është: mua më dërguan disa miq video nga një emision ku ishte Dajana live, aty e mora vesh që unë kisha qenë me të, por jo ajo me mua.
Mesa duket çifti i ka dhënë fund lidhjes, pas disa muajsh që shprehnin hapur marrëdhënien e tyre në rrjetet sociale.