Mirlind Daku realizoi golin e dytë në triumfin 2-0 të Shqipërisë ndaj Polonisë. Vetëm disa sekonda në fushë, i mjaftuan sulmuesit kuqezi për të tundur rrjetën e Sheznit.
“Emocione jashtëzakonisht të mëdha. Nuk e di si ta përshkruaj këtë moment. Në atë moment, më kanë kaluar të gjitha vështirësitë që kam kaluar. Faleminderit Zotit, shyqyr që e arritëm. Faleminderit edhe presidentit Duka. Këtë gol ia dedikoj familjes time dhe gjithë dëshmorëve që kanë dhënë jetën për luftën në Kosovë”, u shpreh Daku në intervistë për Tv Klan.