Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Dalai Lama kërkon falje pas publikimit të një videoje ku shfaqet duke puthur një djalë

17:43 / April 10, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
yu
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Udhëheqësi shpirtëror tibetian Dalai Lama kërkoi falje të hënën pas publikimit të një videoje, që tregonte atë duke puthur një fëmijë në buzë dhe që shkaktoi reagime të forta.

Në një deklaratë të postuar në faqen e tij zyrtare, udhëheqësi shpirtëror 87-vjeçar tha se i vinte keq për incidentin dhe dëshironte t’i “kërkonte falje djalit dhe familjes së tij, si dhe miqve të tij të shumtë në mbarë botën, për lëndimin që mund të kenë shkaktuar fjalët e tij”.

Incidenti ndodhi gjatë një tubimi publik në muajin shkurt në tempullin Tsuglakhang në Dharamsala, ku jeton udhëheqësi shpirtëror tibetian në mërgim. Në një moment, një djal i vogël e pyeti nëse mund ta përqafonte.

Dalai Lama e ftoi djalin drejt platformës ku ishte ulur. Në video duket se ai i bëri shenjë ta puthte në faqe, para se ta përqafonte.

Më pas Dalai Lama i kërkoi djalit ta puthte në buzë. “Më thith gjuhën”, dëgjohet duke thënë Dalai Lama ndërsa djali i vogël përkulet duke shkaktuar të qeshura nga publiku.

Pamjet shkaktuan një reagim të fortë në internet, me përdoruesit e mediave sociale që dënuan sjelljen e tij si të papërshtatshme dhe shqetësuese.

“Shenjtëria e tij shpesh ngacmon njerëzit që i takon në një mënyrë të pafajshme dhe lozonjare, madje edhe në publik ose para kamerave”, thuhet në deklaratën e publikuar.

Dalai Lama ka ngritur në qytetin Dharmsala selinë e tij, që kur u arratis nga Tibeti pas një kryengritjeje të dështuar kundër sundimit kinez në vitin 1959. India e konsideron Tibetin si pjesë të Kinës, megjithëse pret mërgimtarët tibetianë./ Voa

Dalai Lama djale falje puthje
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Armenia dhe SHBA nënshkruajnë marrëveshje për bashkëpunim bërthamor

22:00 / February 9, 2026

Dosja ‘Epstein’, kryeministrit britanik i kërkohet të japë dorëheqjen!

21:41 / February 9, 2026

Dosja “Epstein”, Ghislaine Maxwell e gatshme të flasë nëse merr falje nga Trump

19:58 / February 9, 2026

AAK përkrah pjesëmarrjen e Kosovës në Bordin e Paqes, Haradinaj: Me SHBA-të jemi krah njëri tjetrit në çdo iniciativë

19:39 / February 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.