Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Dalin 50 vota më shumë nga zarfet e Greqisë, Tabaku i ankohet Celibashit: Kemi 4 orë që po shohim gjithçka

18:06 / May 17, 20253 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
672 380 1747496294xscreenshot 35 675
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në Parkun Olimpik ka kundërshtime për votën e Diasporës. Jorida Tabaku i ka kërkuar llogari kreut të KQZ-së për votat e Diasporës që janë duke u numëruar për qarkun e Lezhës. Sipas Tabakut në kutitë e fundit dalin rreth 50 fletë votimi më shumë se sa ishin deklaruar si votues nga jashtë. Celibashi i ka komunikuar Tabakut se mund të ishin vota ta pareferuara në sistem dhe që duhet të pritej.

Jorida Tabaku: Ju pyetëm që në fillim, kjo shifra këtu është pa numëruar (i tregon me gisht një numër në një letër). Çdo një orë ju kam pyetur a ka të tjera shtesë, a ka të tjera shtesë. Diferenca e kësaj me këto që janë numëruar është 622. Janë të shkruara me dorën time. Tani që po numërohet këtu janë 658. Duhet të ishin 622 gjithsej pa numëruar. Ndërkohë që vetëm këto që po numërohen janë 658. Pra është një diferencë prej 50 votash.

Celibashi: Tani 50 vota janë shumë. Ne do ti shohim në sistem.

Jorida Tabaku: Jo, kjo është sipas sistemit. Çdo gjë hequr. Ju kam pyetur çdo një orë a ka ndonjë zarf shtesë. Ne i kemi bërë llogaritë mbi këtë shifër. Na dhatë këtë shifër.

Përfaqësuesja e KQZ: Kjo ishte rreth 2160, tani dalin 13 më shumë.

Jorida Tabaku: Jo dalin 50 më shumë.

Përfaqësuesja e KQZ: Këtu janë, ato nuk u zhdukën. Janë vota që duhen vlerësuar.

Gjin Gjoni: Problemi është në sistem keni numër?

Jorida Tabaku: Ne po bëjmë llogaritë mbi atë që ka mbetur. Ne po pyesim a kanë mbetur kaq, se ne llogaritë me këtë po i bëjmë. Se nëse kjo që ka mbetur shtohet vazhdimisht na ndryshon edhe në llogaria.

Gjin Gjoni: Nga skanimi të dilnin këta të tjerët.

Celibashi: Nuk skanohet më…

Përfaqësuesja e KQZ: Duhet të mbledhësh një shifër nga sistemit automatik dhe një shifër manual. Një e merr auto0matikisht dhe një e ke në regjistrat fizikë.

Jorida Tabaku: Ok, dakord. Tani, këtë e sqaruam dhe pasi e sqaruam këtë para 4 orësh, ju pyetëm dhe na thatë këtë shifër. Tani dalin 50 më shumë, ky është problemi. Dhe ju kemi pyetur çdo orë, a ka shtesë. Më keni thënë jo.

Celibashi: Cili është pretendimi?

Jorida Tabaku: Pretendimi është që ishin 622 për tu numëruar nga shifrat që na dhatë, tani na dalin 670 për t’u numëruar. Dhe unë ju pyeta a ka ndonjë diferencë për qarkun e Lezhës nga Greqia dhe më thatë jo nuk ka.

Celibashi: Po rezulton që ka…

Jorida Tabaku: Jo s’ka pasur, kemi 4 orë ne këtu.

Diaspora PD tabaku
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

“5 hapat për ta futur Ukrainën në BE në vitin 2027”, Politico risjell deklaratën e Ramës

11:55 / February 10, 2026

“365 ditë paraburgim pa proces të rregullt”, firma ligjore: Rasti Veliaj, simbol i persekutimit politik në Shqipëri

11:37 / February 10, 2026

‘Kushtetuesja’ seancë për ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit

10:55 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.