Mëngjesin e sotëm 4 persona, banorë të fshatit Shoshaj, në njësinë administrative Lis, Bashkia Mat, u dërguan mëngjesin e sotëm me urgjencë në spitalin “Xhavit Mara” Burrel. Për shkak të gjendjes së tyre të rënduar ata u transportuan drejt Tiranës.
Burime pranë drejtorisë rajonale të Policisë Dibër bënë me dije për tirananews.al se P.D, 54 vjeç, rreth orës 03.00 ka spërkatuar me benzinë gruan dhe veten dhe pastaj i ka vënë flakën shtëpisë.
Zjarri ka përfshirë gjithë banesën e familjes duke i shkaktuar djegje të mëdha çiftit si dhe dy famijëve, 26 dhe 18 vjeç. Kanë qenë fqinjët që kanë mbërritur të parët në banesën që digjej. Fillimisht ata kanë nxjerrë nga shtëpia dy fëmijët dhe pastaj dhe çiftin, të cilët janë dërguar në gjendje kritike në spitalin e Burrelit.
Mjekët u shprehën se P.D. e Q.D, kanë pësuar dëmtime serioze në mbi 60 % të trupit, ndërkohë dy fëmijët e tyre kanë djegje më të pakta, kryesisht në krah.
Sipas Policisë kryefamiljari kishte probleme me shëndetin mendor.