Burime për mediat bëjnë me dije se sot më datë 06.01.2023 rreth orës 14.00 në vendin e quajtur Zelenika në afërsi të qytetit të Hercegnovit tre shtetas shqiptarë me një mjet me targa gjermane janë sulmuar nga një grup prej 6 ose 7 personash pa asnjë shkak, duke i goditur fillimisht makinën dhe pas daljes së dy shtetasve shqiptarë nga makina janë sulmuar fizikisht edhe këta shtetas duke ju krijuar plagë në pjesë të ndryshme të trupit.
Këta shtetas janë paraqitur në policinë lokale me Hercegnovi për ndihmë dhe janë trajtuar fillimisht nga ana e mjekut ligjor ku janë konstatuar dëmtime të kategorizuar rrahje.
Nga ana e policisë malazeze ju është kërkuar të bënin denoncim por këta shtetas të frikësuar nuk kanë pranuar të bëjnë një gjë të tillë deri në ardhjen e një avokati shqiptar dhe për këtë po shkon në drejtimin e tyre një avokat nga Ulqini.
Shtetasit e dëmtuar janë:
1- Klodjan Meaj
2- Azem Dervishi
3-Doris Kopaci
