Detaje të reja janë zbardhur nga grabitja me dhunë e ditës së djeshme në Memaliaj, ku maskat bënë për spital të moshuarin Hiqmet Ramadani dhe i morën 12 milionë lekë.
Tre prej personave të arrestuar, të cilët dyshohet se janë autorët e ngjarjes së rëndë janë:
Erald Allushi, 23 vjeç,
Armando Reka, 22 vjeç,
Fatjon Resuli, 28 vjeç
Të tre këta persona janë banues në Shijak, ndërsa shtetasi Vilson Suti është shpallur në kërkim.
Ngjarja e rëndë ndodhi një ditë më parë, ku autorët hynë në banesën e të moshuarve të maskuar dhe të armatosur dhe dhunuan të zotin e shtëpisë, i cili përfundoi në spital, dhe i morën shumën e parave, që e kishte tërhequr nga banka për Vit të Ri.