Fotot që po shikoni tregojnë pakot me kokainën që u sekuestrua ditën e sotme në Portine Durrësit. Siç shihet edhe në foto lënda narkotike ishte e ndarë në pako të mbështella me letër dhe qese dhe në total mbanin 200 kilogramë kokainë.
Droga u sekuestrua në një kontejner në Portin e Durrësit që kishte për destinacion kompaninë “Masabi fruits” në Kombinat të Tiranës. Kontejneri ishte i mbushur me banane dhe vinte nga Ekuadori.
Në polici janë shoqëruar punonjës të kompanisë, ndërsa SPAK ka prerë fletë-arrestet për dy aksionerët, Erion Peti dhe Klejdi Xibraku.