Uliksi I Vogel, djali i këngëtares Adelina Ismajli ka festuar 2-vjetorin e lindjes. Mami dhe babi janë kujdesur që t’i përgatisin të voglin Uliks një festë të bukur ditëlindje me tullumbaca, qirinje per te krijuar nje atmosfere festive per te voglin e tyre.
Mami Adelina ka zgjedhur të mos publikojë asnjë pamje nga ditëlindja ndërsa babi Vali ka ndarë me ndjekësit në Instagram foto nga ambienti festiv ndërsa ka shkruar një urim për Uliksin nën foto.
“Të don mami dhe babi, jetofsh i lumtur gjithmonë”; ka shkruar Vali në foton ku duket i biri i ulur para tortës së ditëlindjes në formën e personazhit të animuar “Mickey & Mouse”. /Bordo/