Fatmir Hysenbelliu është një nga biznesmenët më të rinj në Shqipëri. Jeta luksoze, udhëtimet e shpeshta, kombinimet plot stil me veshje të shtrenjta janë vetëm disa prej gjërave që shohin dhjetëra mijëra ndjekës në profilin e Hysenbelliut.
![](https://tirananews.al/wp-content/uploads/2019/04/640-0-5ca5aeb26ee79.jpg)
Këtë vit biznesmeni i ri vendosi të festojë ditëlindjen e tij në Dubai. Fatmiri ka qëndruar në njërin prej resorteve më luksozë të vendit dhe ka darkuar me miqtë në një restorant francez. Ndersa nata ka vazhduar në një club, ku ata janë argëtuar deri në orët e para të mëngjesit. Fatmiri ditën e djeshme mbushi plot 27 vjeç.