Imazhet satelitore shfaqin prani të madhe të forcave ruse tokësore, pajisje të ndryshme dhe afro 150 helikopterë në jug të Bjellorusisë.
Sipas kompanisë amerikane Maxar, pajisjet ushtarake janë parë rreth 20 milje larg kufirit me Ukrainën dhe më pak se 100 milje larg kryeqytetit ukrainas.
Një helikopter i madh është parë në afërsi të qytetit bjellorus Chojniki, dhe mbi 90 tjerë ishin të parkuar në një rrugë.
Sipas Maxar ka edhe mjete të shumta të blinduara në afërsi të bazës ajrore Mazyr në Bokov të Bjellorusisë.
Shteti bjellorus i ka shprehur mbështetjen Rusisë, dhe ka deklaruar se do të ndërhyjë edhe me ushtri në rast se kjo do ti kërkohet nga Putin.