Gjykata e Lezhës la në burg pa afat, dy personat e arrestuar të akuzuar për plagosjen e drejtorit të OSHEE, Edmir Perndreca.
Sebastjan Malotaj dhe Leonard Pepa akuzohen për plagosje të rëndë me dashje dhe goditje per shkak te detyres.
Dy te akuzuarit nuk e kanë pranuar autorësinë e ngjarjes.
Referuar provave të paraqitura nga prokurori Sabri Kastriti, gjyqtari Ilir Perdeda e cilësoi të ligjshëm arrestimin e tyre dhe vendosi që të vendosë arrestin me burg.
Ka dyshime të forta se mund të jenë porositur nga persona të tjerë për të dhunuar drejtorin e OSHEE në Lezhë.